Një grua në Indi e quajtur Rachna Sisodia u deklarua e vdekur nga mjekët si pasojë e një infeksioni në mushkëri. Burri i saj, Devesh Chaudhary e kishte vënë trupin e saj në turrën e druve, shkruan Daily Mail. Por ka raporte se dikush e kishte tërhequr trupin e saj nga turra e druve duke besuar se ajo ende ishte gjallë. Ajo nuk dha shenja jete as atëherë, por një ekzaminim post-mortem tregoi grimca të djegura në mushkëri dhe laring. “Kjo ndodhë kur dikush digjet i gjallë. Grimcat nuk mund të futen brenda përmes frymëmarrjes. Nëse një person është i vdekur, grimca të tilla nuk mund t’i arrijnë mushkëritë dhe laringun. Pra, mjekët përfunduan që gruaja kishte vdekur e gjallë në turrën e druve”, tha Rajesh Pandey, inspektor i policisë së lartë.