Rreth orës 21 në Saraj të Shkupit, zjarri ka kapluar një shtëpi. Shkaqet ende nuk janë të njohura. Sipas banorëve, dyshohet që rrufeja të ketë prekur në kabllot e elektrikut. Policia, zjarrëfikësit dhe ndihma e shpejtë menjëherë kanë intervenuar. Sipas dëshmitarëve okularë nuk ka të lënduar, ka vetëm dëme materiale.