Ohër, 10 janar – Pjesa përdhes e një shtëpie familjare është djegur në zjarrin që shpërtheu pasdite në rrugën “Dame Gruev” në lagjen e Ohrit Karabegomalla. Nuk ka të lënduar, ndërsa personat që ishin brenda menjëherë pas shpërthimit të zjarrit në kohë e kanë braktisur objektin. Sipas informacioneve nga Njësiti territorial i zjarrfikësve nga Ohri, zjarri ka ndodhur rreth orës 14:30. Flaka fillimisht e ka përfshirë konstruksionin e kulmit të objektit, pas çka shpejt e ka përfshirë tërë shtëpinë. Menjëherë është intervenuar me katër automjete të zjarrfikësve, kështu që flaka është lokalizuar për 15 minuta dhe është penguar zgjerimi i saj ndaj objekteve të rrethinës, gjithashtu shtëpi të banuara. Rrethanat dhe vijimi i vetë zjarrit tregojnë se arsyeja për shpërthimin e tij është mospastrimi i oxhakut.