Një kryerës i panjohur ka hedhur shishe me lëndë djegëse në një automjet të tipit “Pezho”, i parkuar në oborrin e shtëpisë në rrugën “Gjorgji Kapçev”. Është djegur pjesa e përparme e automjetit. Siç njoftoi sot MPB-ja, rastin sot në mëngjes në orën 2:20 e ka paraqitur A.N (42) nga Shkupi, pronare e shtëpisë. Zjarrin e ka shuar Brigada për mbrojtje nga zjarri – Shkup. Ndërmerren masa për gjetjen e autorit.