Digjet një kamion dhe pjesë e konstruksionit të çatisë së depos në Strumicë

Strumicë, 15 shtator – Në një depo në rrugën “Marshall Tito” në Strumicë sot në mëngjes është djegur një automjet transportues dhe pjesa e konstruksionit të çatisë, informojnë nga Njësia territoriale kundër zjarreve të Strumicës, përcjellë KOHA.

 

Në shuarjen e zjarrit kanë marrë pjesë shtatë zjarrfikës dhe tre automjete të zjarrfikësve.

 

Zjarri është shuar, ndërsa falë intervenimit në kohë është parandaluar përhapja e tij në hapësirat përreth. (koha.mk)