Një automjet i markës “jaguar” me targa franceze është djegur në lëvizje para vendkalimit kufitar “Bllacë”. Zjarri është shuar dhe nuk ka persona të lënduar.
Zjarri shpërtheu në orën 20:02 fillimisht në pjesën e jashtme në pjesën e ajrit të kondicionuar, pas çka është përhapur në brendësi. Automjetin e drejtonte B.M. (37) nga Franca.
Njësiti territorial kundër zjarreve të Qytetit të Shkupit ka intervenuar me katër zjarrfikës në shuarjen e zjarrit.