Mbrëmë rreth orës 2:00 pas mesnate në Aerodrom të Shkupit është djegur një automobil “BMW” pronë e një institucioni publik shëndetësor. Policia kumtoi se rreth orës 2:00 mbrëmë në bul. “ASNOM” në Shkup është djegur një automobil “BMW” me targa të Shkupit, pronë e një institucioni publik shëndetësor. Është djegur pjesa e djathtë e automobilit. Zjarri është shuar nga Brigada për mbrojtje nga zjarret. Policia do të kryejë ekspertizë gjatë ditës.