Një automobil herët në mëngjes është djegur në rrugën “Kumrovec” nr. 14 në Shkup. Siç kumtoi Njësiti zjarrfikës territorial i Qytetit të Shkupit, zjarri është lokalizuar në periudhën nga ora 5:06 deri në 5:50 minuta. Kanë intervenuar tre zjarrfikës me një automjet. Është shkaktuar dëm material prej 600 mijë denarëve.