Digjet një automjet në lagjen Kozle të Shkupit

Një automjet mbrëmë është djegur në rr. “Jurij Gagarin” nr. 56 në lagjen Kozle të Shkupit.

Nga Njësia territoriale e zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit informuan se kanë intervenuar me një automjet dhe me katër zjarrfikës, ndërsa intervenimi ka zgjatur prej dy deri në tre orë.

Dëmi material vlerësohet rreth 600 mijë denarë.