Një automjet “mercedes 220” u dogj në autostradën Kumanovë-Shkup, tek fshati Agino, njoftoi policia e Kumanovës. Rasti në polici është raportuar sot në orën 11:50 minuta.
Policia ka bërë hetime dhe ka konstatuar se automjeti ka marrë zjarr gjatë ecjes.
Shoferi shtatëdhjetëvjeçar nga fshati Lopat i Komanovës me “mercedezin 220” me targa kombëtare zvicerane ka lëvizur në autostradën drejt Shkupit. Gjatë ecjes ka vërejtur një tym të zi nën kapakun e motorrit. Ai ka qëndruar në anën e djathtë dhe së bashku me pasagjeren kanë dalë jashtë automjetit. Për një kohë të shkurtër automjeti është djegur tërësisht. Hetimi i policisë do të tregojë shkaqet për djegien e automjetit.(koha.mk)