Një autobus i zbrazur turistik sot pasdite është përfshirë në flakë në rrethrrotullimin Saraj-Vollkovë në hyrje të Gjorçe Petrov. Të lënduar nuk ka, ndërsa është shkaktuar dëm material i cili do të konfirmohet.
Sipas informatave parësore, bëhet fjalë për autobus dykatësh “Neoplan”, në të cilin nuk ka pasur udhëtarë, është drejtuar nga J.K. (1980). Zjarri rreth orës 14 ka shpërthyer në pjesën e motorit dhe shpejtë është përhapur në pjesën e kabinës.
Komandanti i brigadës territoriale të zjarrfikësve në qytetin e Shkupit Zvonko Tomevski për MIA-n deklaroi se zjarri është shuar dhe se është intervenuar me katër automjete dhe tetë zjarrfikës. Zjarri është paraqitur në orën 13:55, ndërsa intervenimi ka zgjatur deri në orën 15:30. Policia bën kontroll në vendin e ngjarjes.