Shkup, 29 tetor 2018 (MIA) – Një autobus i Armatës së Republikës së Maqedonisë sot në mëngjes, rreth orës 6:30 u djeg duke lëvizur në relacionin Probishtip-kaserma “Ilinden” Shkup. Nuk ka të lënduar, ndërkaq është shkaktuar vetëm dëm material.
Rastin e konfirmuan nga SPB Shtip, ndërsa nga Minsitria e Mbrojtjes paralajmëruan se së shpejti do të dalin me kumtesë për rastin. Autobusi ishte përplot me ushtarë kur shpërtheu zjarri.