Gjatë ditës së djeshme në Kamenicë është djegur fabrika e Peletit.Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në rrethanë të pa njohura nga zjarri është përfshirë fabrika në fjalë, shkruan lajmi.net.
Me të marrë lajmin, zjarrëfikësit kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe e kanë lokalizuar zjarrin.
Sipas ankuesit, vlera e dëmit arrin deri në 600 mijë euro.Rasti është ende nën hetime.