Digjet autobusi i transportit publik në Shkup

40

Një autobus i transportit publik në Shkup është kapluar nga zjarri.

Siç mund të shihet nga pamjet e siguruara nga TV21, autobusi është përfshirë i tëri nga zjarri, në afërsi të stacionit të autobusave në vendin e ashtuquajtur “Stacioni hekurudhor” i ri.

Informacionet fillestare flasin se nuk ka viktima dhe të lënduar.