Shkup, 8 janar – Një automjet i udhëtarëve “Audi Q-5” me targa të Shkupit, pronësi e T.B. (45) nga Shkupi për arsye tani për tani të panjohura, është djegur herët në mëngjes në afërsi të QT “Leptokaria”.
Siç kumtoi MPB-ja, incidenti ka ndodhur rreth orës 03:15 minuta në rrugën “Nikolla Rusinski” në Shkup.
Zjarri është shuar nga ana e ekipit të Brigadës për mbrojtje kundër zjarreve.
Po ndërmerren masa për konfirmimin e arsyeve për shkaktimin e zjarrit.