Kumanovë, 25 mars – Ekipet e filialit të Kumanovës së “Pyjeve të Maqedonisë”, në mëngjes me dy ekipe të të punësuarve po tentojnë që ta lokalizojnë zjarrin i cili shpërtheu dje pasdite në Likovë, të fshatrat Runicë, Dumanovcë, Bellanoc dhe Brezë. Nga zjarri janë kapluar kashta dhe pyjet e ulëta.
“Ka qasje të vështirësuar, po tentojmë që ta lokalizojmë zjarrin. Janë njoftuar edhe shërbimet kompetente”, deklaroi drejtori i filialit të Kumanovës, Luan Bajrami. Dje, ka intervenuar edhe një ekip i njësitit zjarrfikës me cisternë.
Dje digjej edhe bari në fshatin Suv Ora, informojnë sot nga QRMK Kumanovë. Prej atje shtojnë se ka intervenuar ekip i ekonomisë pyjore. Edhe atje digjet pylli, ndërsa tereni është i pakapshëm. Zjarri ende nuk është aktiv, theksohet në kumtesën e QRMK Kumanovë.