Tërësisht janë djegur dy shtëpi në lagjen Shuto Orizare të Shkupit, ndërsa dy pjesërisht, pasi mbrëmë ka shpërthyer zjarr nga deri tani shkaqe të panjohura. Sipas MPB-së, nuk ka të lënduar, ndërsa zjarri ende nuk është lokalizuar. Shtëpitë e përfshira në flakë janë në pronësi i M.I. (49) dhe M.GJ., ndërsa pjesërisht janë përfshirë në flakë të A.S. (58) dhe F.T. (52).