Dieta ditore e Anthony Joshua në prag të përballjes me Wladimir Klitschko është 5 mijë kalori. Nutricisti i tij, Mark Ellison ka thënë se boksieri anglez dallon nga gjithë të tjerët me të cilët ka punuar më parë. “Asnjë boksier i kategorisë super të rëndë nuk është ai, jo shumë peshë, por atletik dhe të përballojë ushtrimet e vështira që bën. “Sfida ime është që ai të ushqehet mjaftueshëm. Kujdesemi shumë për lëngjet, përmes të cilave i japim kalori shtesë në mënyrë që dieta të jetë edhe e shijshme”, ka rrëfyer Ellison. Për mëngjes Joshua han dy tosta, 5 vezë, fruta dhe jogurt. Në drekë vjen një sallatë, dy patate të pjekura dhe një porcion i madh me peshk tuna ose solomon. Në mbrëmje Joshua han mish pule, oriz dhe pire ose pitalkë.
Të gjitha këto, Ellison thotë se shërbejnë që trupi i Anthony Joshua të jetë i aftë të përballet me ushtrimet e vështira.