Dida, me rol të ri në Milan

2

Milan ka lajmëruar zyrtarisht se ish portieri i tyre Nelson Dida do të jetë trajneri i ri i tyre për skuadrën U-17. Braziliani 45 vjeçar është rikthyer në San Siro me një rol të ri, derisa ka luajtur për kuqezinjtë nga viti 2002-2010.

“Sezoni i ri ka filluar për sektorin e të rinjve më AC Milan, me Primavera dhe skuadrat U18 që po punojnë shumë në kampin e tyre stërvitor të verës në Storo, Trentino deir më 10 gusht”, shkruan në deklaratën e Milan.

“Përgjatë prurjeve të reja në sektorin e të rinjve të Rossoneri kemi në stafin e trajnerëve, kemi një rikthim special: ai është Nelson Dida, portieri i AC Milan prej vitit 2000-2010, që ishte bazë për suksesin e klubit në këtë periudhë. Dida është rikthyer në klubin e tij si trajner i portierëve për skuadrën U17”.

Dida ka luajtur 302 ndeshje në fanellën e Milan, ku 132 prej tyre nuk ka pësuar gol.

Comments are closed.