Fondacioni i aktorit Leonardo DiCaprio do të dhurojë 40 milionë dollarë. Përfitues të këtij donacioni do të jenë disa qendra për mbrojtjen e ujqërve, përfshirë këtu: “California Wolf Center” dhe “Pacific Wolf Coalition”. Veç tyre do të përfshihen edhe tridhjetë organizata të tjera përqark botës. Aktori është shprehur që një gjë e tillë nuk mund të injorohet më gjatë dhe se ne kemi përgjegjësi ndaj këtyre krijesave. Ai ka shtuar që ndjehet krenar që ka mundësi të kontribuojë në zgjidhjen e atyre që ai i quan “sfida të natyrës njerëzore”.