Grupe humanitare nga SHBA kanë mundësuar ndërtimin e 8 shtëpive për familjet e pastrehë. Familjarët të cilët tani më kanë strehim thonë se në familjet e tyre është kthyer jeta normale. Ata asnjëherë s’kanë pasur kulm të tyre mbi kokë, dhe tani, sidomos fëmijët e tyre njehen më të sigurt dhe më buzëqeshur
Vjollca SADIKU
Dibër, 25 dhjetor – Një pjesë e banorëve të komunës së Dibrës ballafaqohen me probleme sociale. Problemet sociale janë të thella dhe shpesh herë ka familje të cilët mbijetojnë me ndihmat që japin mërgimtarët tanë që jetojnë në SHBA si dhe në shtete Evropiane. Dekadën e fundit mërgimtarët dibranë kanë realizuar shumë projekte humanitare si në drejtim të ndërtimit të shtëpive për familjet të pastrehë ashtu edhe për furnizimin e tyre me ushqime, veshmbathje por edhe për shkollim etj. Vetëm gjatë këtij viti janë realizuar mbi 20 projekte humanitare në Dibër dhe rrethinë pikërisht aktivist dhe humanistë dibran që jetojnë në mërgim. Në një situatë kur sipas Qendrës ndër-komunale për punës sociale në Dibër, numri i familjeve që janë në listën e tyre është mbi 700 kurse numri i anëtarëve të këtyre fëmijëve është afër 4 mijë, ndihma e mërgimtarëve ka një rol të veçantë në përmirësimin e standardit të këtyre familjeve. Këto ndihma kanë kthyer buzëqeshjen e shumë familjeve në nevojë të cilët kanë mbijetuar.
Grupe humanitare nga SHBA kanë mundësuar ndërtimin e 8 shtëpive për familjet e pastrehë. Familjarët të cilët tani më kanë strehim thonë se në familjet e tyre është kthyer jeta normale. Ata asnjëherë s’kanë pasur kulm të tyre mbi kokë, dhe tani, sidomos fëmijët e tyre njehen më të sigurt dhe më buzëqeshur. Grupet e këtilla kanë paralajmëruar ndërtimin edhe të shtëpive të tjera. Përveç ndihmave në investime kapitale, mërgimtarët po ashtu japin edhe ndihma të mëdha me ushqime, veshmbathje por edhe mjete për shkollim. Mijëra dollarë arrijnë në adresat e familjeve skamnore. Ka një ecuri të vazhdueshme. Nuk ndihmohen vetëm të afërmit dhe familjarët por mërgimtarët ndihmojnë pikërisht tek ata familje të cilët janë në nevojë. Ndihmat rriten sidomos gjatë festave kombëtare dhe fetare, kur nevojiten më shumë harxhime në një familje. Gjatë muajit të Ramazanit nëpërmjet shoqatave të ndryshme qytetare por edhe personalisht arrijnë sasi të mëdha të dollarëve nga Amerika dhe nga shtetet evropiane. Shoqatat qytetare të cilët kanë kontakte me mërgimtarët i ndajnë ndihmat. Pos ushqimit ndahen ndihma të mëdha edhe në veshmbathje , dru për ngrohje por edhe për orendi shtëpiake. Kështu ishte shembulli i vëllezërve dibran, humanistët Arti dhe Kujtim Seferi të cilët siguruan për rreth 50 familjeve ushqim ashtu edhe orendi shtëpiake si shporet, frigorifer, tepih gjësende tjera. Ata vazhdojnë të ndihmoj familjet në nevojë dhe për shkollim dhe për ushqim të rregullt.
Ndryshe, shumë të rinj dibranë janë shkolluar dhe shkollohen edhe sot me mjetet të mërgimtarëve. Është kjo një ndihmë e madhe sidomos për nxënësit dhe studentët e talentuar. Përveç ndihmave që mërgimtarët tanë u japin familjeve skamnore ata shumë herë në vendlindjen e tyre Dibrën ndihmojnë edhe me donacione në interes të institucioneve lokale. Këto ditë komuna Dibër ka pranuar një donacion automjet për mirëmbajtjen e higjienës publike. Donator ishin mërgimtarët tanë nga SHBA familja Rusi dhe familja Erbeli. Mërgimtarët tanë para do kohësh kanë bë donacione në Spitalin e përgjithshëm të Dibrës, edhe atë aparatura medicianle, krevat, si dhe ndihma të tjera. Ndërmarrja Publike Standardi ka pranuar donacion të një automjeti për grumbullimin e mbeturinave . Për shkollat e Dibrës në vazhdimësi ka pasur ndihma siç janë çanta të nxënësve, dhe ndihma në ushqim. Pothuajse çdo vit i ri pakon të vitit të ri sigurohen nga dibran që jetojnë në SHBA. Ndihmat kanë sjell buzëqeshje edhe në Qendrën ditore për personat me aftësi të kufizuara. Në këtë institucion nuk ka humanist dibran i cili nga mërgimi ka vizituar vendlindjen e që nuk e ka vizituar dhe ndihmuar institucionin dhe drejt për drejt personat e kësaj kategori. Edhe kështu me rrallë s’kanë të ndalur ndihmat e mërgimtarëve për vëllezërit e tyre të një gjaku të Dibrës së Madhe.
Ndihmat e që vijnë në Dibër faktikisht janë një infuzion i fuqishëm për familjet skamnore. Jozyrtarisht për çdo vit miliona euro dhe dollar arrijnë në Dibër si nga shoqatat e mërgimtarëve siç janë shoqata Atdhetare Dibra me seli në Nju Jork dhe disa shoqata të tjera që veprojnë në Evropë por edhe nga grupe dhe persona të cilët kanë treguar humanizmin e tyre të gjerë për Dibrën dhe dibranët. (koha.mk)