Dibër, 1 qershor – Situata e përgjithshme me koronavirusin në vendin tonë është shqetësues, për çka edhe në Komunën e Dibrës japin alarm që maksimalisht të ndërmarrim masa preventive për mbrojtjen nga virusi. Qëndron fakti se tani më një kohë të gjatë që nuk janë bë teste në Komunën e Dibrës, prandaj nuk e dimë saktësisht si qëndron situata me koronavirusin edhe pse më se 45 ditë nuk ka zyrtarisht regjistruar të prekur nga Covid-19. Këtë sot e theksoi kryetari i Dibrës, Hekuran Duka i cili pas mbledhjes së Shtabit të Krizës, tha se në Dibër nuk ka pasur testime një kohë të gjatë dhe nevojitet testimi me bris sidomos tek personat të cilët kanë patur simptoma të koronavirusit, por edhe persona tjerë.
Sipas Dukës, nga Ministria e Punëve të Brendshme janë dënuar 80 dibranë, të cilët nuk kanë respektuar masat qeveritare. Po ashtu, gjatë vikendit janë realizuar 15 kontrolle në objektet shërbyese – kafiteri dhe restorante dhe inspektorët kanë regjistruar dy shkelje po ashtu për mos respektim të masave.
Në fund të takimit me gazetarët, Duka ka apeluar tek dibranët që tërësisht të respektojnë masat qeveritare me qëllim që të mbrojnë shëndetin e tyre. Nga pronarët e objekteve shërbyese ka kërkuar dezinfektim të rregullt të objekteve dhe respektim të Protokollit me punë në këta objekte. (koha.mk/V.S)