Duke marrë parasysh se në pjesën më perëndimore të vendit reshjet e borës gjithmonë janë më të mëdha, në Njësinë e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” është përforcuar edhe ekipi kadrovik dhe pritet që gjatë sezonit dimëror – me reshjet e borës të mos ketë probleme në mirëmbajtjen e rrugëve Dibër-Mavrovë, Dibër-Strugë dhe Dibër-Qendër Zhupë
Vjollca SADIU
Dibër, 26 nëntor – Në prag të sezonit dimëror, Njësia e Ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” ka siguruar sasi të mjaftueshme të materialit abraziv. Udhëheqësi i kësaj njësie, Dear Limanoski, informon se në punktin në fshatin Kosovrat i Poshtëm – ka 420 ton krip si dhe 150 metër kubik rizllë. Sipas Limanoskit, kjo është sasi e mjaftueshme për nevojat për mirëmbajtjen e akseve rrugore që janë në kompetencat e kësaj ndërmarrje edhe atë në komunat Dibër, Qendër Zhupë dhe një pjesë të Komunës Mavrovë Rostush. Sipas tij, njësia gjithashtu ka automjetet e nevojshme për pastrimin e rrugëve dhe këto ditë do të arrij edhe automjeti special, i cila sigurohet nga Qeveria për tu shfrytëzuar nga muaji dhjetor deri në mars.
Duke marrë parasysh se në pjesën më perëndimore të vendit reshjet e borës gjithmonë janë më të mëdha, në Njësinë e ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë” është përforcuar edhe ekipi kadrovik dhe pritet që gjatë sezonit dimëror – me reshjet e borës të mos ketë probleme në mirëmbajtjen e rrugëve Dibër-Mavrovë, Dibër-Strugë dhe Dibër-Qendër Zhupë.
Përndryshe të theksojmë se në akset rrugore që lidhin Dibrën me Mavrovën dhe Strugën vazhdon të ketë rrëshqitje të gurëve dhe dheut në disa lokalitete, por punëtorët e Njësisë “Rrugët e Maqedonisë” rregullisht bëjnë pastrimin e tyre. Në këtë njësi na informuan se patjetër duhet një vëmendje më e madhe në aksin rrugor Jançe-Prisojnicë, në rrugën që lidh Dibrës me Mavrovën meqë realizohen punime në rrugë. Bëhet fjalë për ngritje të mureve betonike për shkak të erozionit që shkakton Lumi Radikë në këtë pjesë të rrugës. Kur jemi tek erozionet, lëkundjet e fundit nga tërmeti që ndodhën para dhjetë ditëve shkaktuan shembje të shkëmbinjve të mëdha në aksin rrugor Ura e Mellniçanit dhe Ura e Kosovratsit. Sipas ekspertëve, kjo tregon se aksi në fjalë paraqet një rrezikshmëri të madhe për pjesëmarrësit në komunikacion dhe rrëshqitjet e gurëve në këtë rrugë janë në kontinuitet. (koha.mk)