Dibra dhe Qendra Zhupë kanë 25.825 qytetarë me të drejtë vote më 15 korrik

30

Dibër, 10 korrik – Në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, më 15 korrik, 25.825 qytetarë të rritur duhet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Krahasuar me zgjedhjet presidenciale dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme për kryetar komune të vitit të kaluar, janë 298 më shumë persona në Listën e vetme të votuesve. Prej tyre 190 janë në komunën e Dibrës dhe pjesa e mbetur 108 në komunën e Qendër Zhupës.

“Në komunën e Dibrës, ku votimi do të zhvillohet në 27 vendvotime, janë regjistruar 18.764 qytetarë me të drejtë vote në Listën e vetme të votuesve. Të hënën, më 13 korrik, do të votojnë 15 pacientë me Kovid-19 dhe persona në vetizolim ndërsa ditën tjetër 29 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë”, deklaroi Elmira Bakalli, kryetare e Komisionit Komunal Zgjedhor në Dibër.

Në komunën fqinje të Qendër Zhupës, votimi do të zhvillohet në 16 vendvotime.

“Në Listën e vetme të votuesve për komunën tonë, janë regjistruar 7.061 qytetarë me të drejtë vote. Ne nuk kemi votues të regjistruar për të hënën, ndërsa katër persona të sëmurë dhe të pafuqishëm do të votojnë ditën e martë”, deklaroi Eran Zuber, kryetari i KKZ-së në Qendër Zhupë.

Të dy shtuan se edukimi i anëtarëve të vendvotimeve ka përfunduar me sukses dhe me kohë dhe se është në vijim dezinfektimi i ambienteve ku do të vendosen këshillat zgjedhore.

Comments are closed.