Dibër, 4 prill – Blegtorët e qytetit të Dibrës, kanë filluar me shitjen e qingjave, edhe përkundër gjendjes së jashtëzakonshme, me një angazhim maksimal të Shtabit Operativ Komunal dhe me mbështetjen e Shtabit qendror të krizës ky mision u bë i mundur, raporton Koha.mk
Shoqata e blegoreve “Dashi” nga Dibra, ka përshëndet këtë vendim, dhe informoi se ka filluar transporti i qingjave. Ndërkohë tregtin me qingja në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë e bëjn dy kompani, ‘Stokopromet’ nga Shkupi dhe ‘Setra’ nga Kavadari. Deri më tani janë transportuar dhe shitur afër 2 mijë qingja, ndërsa pritet që shitja të bëhet në kontinuitet. Nga dyja komunat pritet të shiten afër 8 mijë qingja, raporon korrospodentja e gazetës KOHA nga Dibra.
Kryetari i Shoqatës “Dashi”, Skender Ame thotë se tejkalimi i problemit me transportin do të mundësojë që te bëhet plasmani i të gjithë qingjave që ishin të planifikuar. Fermeri i njohur dibran Murat Daci për gazetën KOHA deklaroi se blegtorët në komunat Dibër dhe Zhupë nuk janë të kënaqur nga çmimi i cili është teje i ulët. Sipas tij një kilogram në masë të gjallë i qingjit shitet vetëm për 12 denarë, respektivisht 3o përqind më lirë se çmimi i vitit të kaluar. Ai shton se interesimi për blerjen të qingjit nga ky rajon është i madh me që ambieniti i Dibrës dhe Zhupës, është i pastër. Duka mare parasisht rekomandimet të Ministrisë për blegroti, pylltari dhe ujra, kemi mbajtur 4o përqind të qingjave femra, thekson Daci, për të shtuar se tejkalimi i problemit të transportit për qingjat ka një domethënje të madhe për blegtorët të kësaj ane. (V.S/koha.mk)