Dibër, 18 tetor – Në Qendrën për Shëndet Publik në Dibër, dje filloi vaksinimi kundër gripit sezonal dhe të njëjtin deri më tani e kanë marrë 76 persona. “Sivjet i furnizuam 400 vaksina, për aq sa në mesatare çdo vit në këtë periudhë ka pasur interes. Përveç banorëve të komunave të Dibrës dhe Qendrës së Zhupës, për shkak të afërsisë, për imunizim prej gripit sezonal, paraqiten edhe banorët e rajonit të Rekës, komunës Mavrovë Rostushe”, informoi epidemiologu Mentor Mela, drejtues i qendrës. Ai shton se nëse është e nevojshme do të bëhet edhe një furnizim plotësues. Sipas Melës vaksina është me çmim të unifikuar prej 400 denarë dhe rekomandohet për persona me rrezik të rritur prej gripit dhe komplikimeve të gripit.