Brahim Diaz është prezantuar si lojtar i Real Madrid duke lënë pas krahëve eksperiencën me Manchester City. Ka qenë presidenti Florentino Perez që hapi ceremoninë e prezantimit të 19-vjeçarit.
“Ky lojtar ka një talent të veçantë. Ai ka cilësi, magji dhe ëndrra të mëdha me këtë fanellë. Le të mirëpresim Brahimin”, theksoi fillimisht Perez, ndërsa i bëri me dije lojtarit se tani ai është pjesë e klubit më të madh në botë dhe i uroi mirë se ardhjen në shtëpinë e tij të re.
Në fjalën e tij talenti spanjoll nuk i fshehu emocionet e kësaj marrëveshje dhe shpjegoi se Real Madrid ishte zgjedhja e tij e vetme.
“Është dita më e lumtur e jetës sime. Nuk mund të merrja dhuratë më të bukur nga Reyes (agjenti i tij). Ai kishte tre opsione pas largimit nga Manchester City. I pari ishte që të luaje për Real Madrid, i dyti te Real Madrid dhe i treti te Real Madrid. E pamundur për të shkuar në një skuadër tjetër. E kuptoj përgjegjësinë e të luajturit me këtë fanellë. Unë do të jap gjithçka që nga dita e parë”, tha Diaz në fjalën e tij si madrilen.