Milani ka nevojë për përforcime në merkaton e Janarit dhe Gattuso po pret lojtarët e duhur nga Leonardo. Krahas afrimit të një sulmuesi, siç flitet prej kohësh, kuqezinjtë do të bëjnë një goditje edhe në mesfushë dhe emri i ri i shfaqur është ai i Amadou Diawara. 21-vjeçari ka luajtur vetëm 3 ndeshje titullar këtë sezon me Napolin dhe nuk do të refuzonte kalimin te kuqezinjtë për të luajtur më shumë, teksa oferta e kuqezinjve do të ishte huazim me të drejtë blerjeje. Me një president si De Laurentiis është e vështirë të negociosh, por Leonardo do të tentojë në Janar me një ofertë konkrete që të bindë të kaltrit për mesfushorin nga Guinea, i cili kushton të paktën 20 milionë euro.