Shkup, 1 mars – Problemet në ditën e parë të regjistrimit të diasporës I konfirmon edhe ZvDrejtori i Entit Shtetëror të Statistikës Ilmi Selami cili thotë se problemet ishin të dy anshme. Për shkak të një defekti të Telekomit në Qendër për disa orë mërgimtarëve iu pamundësua vetregjistrimi. Poashtu mërgimtarët duhet të regjistrojnë vetëm antarët e familjes që jetojnë në diasporë sepse të tjerë do të regjistrohen në RMV. Sipas Selamit problemet teknike u evituan gjatë ditës, por çdo problem eventual mërgimtarët duhet ta paraqesin.
“Gjithmonë starti fillimi kur flitet për KSHZ në edhe për hapjen e qendrave thirrëse gjithmonë ditët e para janë ditë me probleme teknike dhe siç thash ne në ecuri të gjitha I kemi evituar, të mos hezitojnë mërgimtarët tanë të paraqesin eventualisht probleme nëse hasin, ne do të jemi këtu që ti evitojmë në kohë e gjithë kjo që të bëhet regjistrimi më cilësor” – tha Zv. Drejtori i Entit Shtetëror të Statistikës, Ilmi Selami..
I pyetur se pse me vonesë filloi fushata për regjistrimin e diasporës Selami me përgjigje se ligji u miratua me vonesë në Kuvend dhe se kishte vetëm 2 apo 3 ditë për senzibilizim të mërgatës për regjistrim.
Se a do të rezultojë procesi i regjistrimit në tërësi si I suksesshëm Selami tha se janë krijuar kushte optimale legjislative dhe institucionale, administarata regjistruese po kompletohet dhe trajnohet , por ky proces nuk varet vetëm nga Enti shtetror I statistikave.
“Janë krijuar të gjitha parakushte të cilat flasin se regjstrimi duhet të jetë I suksesshëm , por kjo nuk mvaret nga enti shtetërori statistikaave apo administrata regjistruese po mvaret nga gjithë elementet në shoqëri dhe në shtet” – u shpreh Selami.
Selami u bën thirrje partive politike që të lënë zënkat dhe poenat politik anash dhe të punojnë që procei i regjistrimit të jetë i sukseshëm.