Edhe pse shpesh recetat e suksesit nga shtetet si Irlanda, Izraeli apo Polonia janë vështirë të zbatueshme dhe realizueshme në Ballkan , për shkak të diversitetit kulturor, divergjencave të mëdha në më shumë fusha, çështjeve të traditës dhe mentalitetit, e kështu me radhë, megjithatë ia vlen të analizohen me kujdes përvojat e tyre të suksesshme të ndërlidhjes së madhe me diasporën e tyre që ka luajtur një rol kryesor në ringjalljen dhe ringritjen e ekonomive të këtyre shteteve
Nga Fisnik PASHOLLI
Maqedonia e Veriut, duhet të fillojë më seriozisht të konceptojë në zhvillimin e asaj ekonomik edhe shoqëror edhe potencialin e madh të diasporës ngjashëm me më shumë shtete në botë. Në këtë drejtim mungojnë apo janë shumë të vogla në numër, analizat për efektet pozitive të mërgimit , apo për rolin e diasporës në vendlindje.
Një gjë e tillë imponohet edhe nga fakti se në pesë deri dhjetë vitet e ardhshme, jo vetëm Maqedonia e veriut, por i tërë Ballkani perëndimor do të kenë problem serioze me sistemin pensional , stabilitetin e sistemit ekonomik dhe shoqëror dhe vetë qëndrueshmërinë e financave, si rrjedhojë e murtajës së bardhë në më shumë komuna në shtet, lindjes së foshnjave jashtë shtetit në vend në vendlindje, ikjes së madhe të fuqisë punëtore , plakjes së popullatës , dhe uljes graduale së remitancave për shkak të bashkimit familjar. Bile analizat e ndryshme tregojnë se ndërmjet 500 dhe 600 mijë banorë nga Maqedonia e veriut punojnë dhe jetojnë jashtë, ndërsa nuk kanë të ndalur autobusët të cilat janë të mbushur përplot me pasagjerë me biletë në një kahe për në Perëndim. Edhe pse shpesh recetat e suksesit nga shtetet si Irlanda, Izraeli apo Polonia janë vështirë të zbatueshme dhe realizueshme në Ballkan , për shkak të diversitetit kulturor, divergjencave të mëdha në më shumë fusha, çështjeve të traditës dhe mentalitetit, e kështu me radhë, megjithatë ia vlen të analizohen me kujdes përvojat e tyre të suksesshme të ndërlidhjes së madhe me diasporën e tyre , që ka luajtur një rol kryesor në ringjalljen dhe ringritjen e ekonomive të këtyre shteteve.
Irlanda në vitin 1961 , nga 6 milion banorë kishte rënë në 2.8 milion banorë. Duke kuptuar seriozitetin e situatës, autoritetet irlandeze ndërmorën masa serioze demografike, ekonomike , politike… Sot Irlanda ka mbi 4.6 milion banorë , ka popullatë që renditet ndër më të rejat në Evropë dhe tregues pozitiv demografik. Irlandezët së pari filluan të stimulojnë veprimtaritë bë bazë të potencialit të tyre hapësinor. Filluan të mbështesin me të madh edhe hyrjen në treg të degëve ekonomike të cilat mërgimtarët e tyre i kanë zhvilluar në shtetet e tjera .Për shembull kanë liruar nga tatimi në fitim për dhjetë vjet të gjitha irlandezët që do të regjistrojnë firmë apo aktivitet ekonomik në Irlandë. Janë zbatuar edhe masa të ndryshme si shkalla e ndryshme e tatimit në hapësirat që kanë shtim negativ natyror, apo kanë stimuluar me të madhe edhe gratë që lindin apo gratë e punësuar që shkojnë në pushim mjekësor të lehonisë .
Përvojat irlandeze tregojnë një unitet i vendlindjes dhe mërgimtarëve tek zhvillimi i teknologjive të reja informatike, vendosja e inovacioneve në veprimtaritë ekonomike, shfrytëzimin e përvojës, diturisë dhe tërë potencialit të banorëve që banojnë brenda dhe jashtë shtetit. Me zhvillimin e ekonomisë fillon edhe procesi i kundërt nga shpërngulja jashtë , ai i shpërnguljes brenda dhe ngadalësimit të ikjes jashtë të popullatës me çka shënohet jo vetëm rritje demografik, shtim natyror por edhe tregues të tjerë pozitiv demografik. Njëherësh kanë filluar një proces të gjatë , ku dalë ngadalë kanë filluar të kthehet jo vetëm irlandezët nga jashtë , por edhe popullata e re dhe të arsimuar evropiane. Sot Irlanda është shtet i Google dhe Microsoft, ndërsa tërheq talentet nga e gjithë bota. Bile sipas analizave të Bankës Botërore në vitet e fundit ajo ka renditet ndër shtetet me rritje më të madhe ekonomike në BE, duke i falënderuar politikave mirë të menduara .
Irlanda ka realizuar më shumë aktivitet për të kuptuar më mirë, diasporën e saj në botë . Gjithashtu edhe organizatat e ndryshme joqeveritare kanë përkrahur nismat e tilla dhe kanë vepruar në kuadër të kornizave qeveritare. Ideja ka qenë të njihen llojet e ndryshme të përfitimeve që mund ti sjell diaspora për Irlandën.
Në vitin 2010, Irlanda ku një e treta e popullatës është më e re se 25 vjeç, është theksuar nga ana e Komisionit Evropian si shteti që ka studentët me diploma me gjasat më të mira për u punësuar në botë. Vite dhe dekada të investimit në arsim, kanë krijuar një fuqi punëtore lartë të arsimuar, dhe konkurruese në rrafsh global në sektorin e shkencës dhe teknologjisë. Të dhënat tregojnë se në Irlandë punojnë mbi 600 kompani amerikane që s bashku me investitorët e tjerë rrisin në mbi 1000, kompanitë e huaja në këtë shtet. Bizneset amerikane kanë investuar mbi 190 miliardë dollarë në Irlandë , punësojnë mbi 100 mijë njerëz dhe përbëjnë 60 për qind të eksportit irlandez. Fakt është se diaspora i ka ndihmuar më së shumti Irlandës më tërheqjen e investimeve të huaja, dhe sidomos këtë e kanë përshpejtuar , irlandezët e punësuar në nivelet e ndryshme të menaxhmentit të kompanive të mëdha multinacionale. Nga ana tjetër, edhe shteti irlandez në mënyrë sistematike ka investuar dhe ka përgatitur infrastrukturën për investime , duke arritur në një moment të tërheqin një numër të madh të kompanive të huaja, fillimisht duke ofruar fuqinë e lirë punëtore,e më vonë duke lëvizur ndaj teknologjive më të larta dhe vendeve më mirë të paguara të punës.
Irlanda sot është qendra e informatikës dhe farmaceutikës në Evropë, ndërsa vlerësohet se çdo i treti kompjuter i shitur në Evropë vjen nga Irlanda, ndërsa prej 15 deri 25 për qind e barnave në botë vijnë nga Irlanda. (koha.mk)