Beograd, 18 shkurt – Pas pushimit 14-mujor, bisedimet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit do të vazhdojnë në Bruksel më 26 shkurt, publikoi sot servisi publik serb RTS.
Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, është planifikuar që bisedimet në selinë e BE-së të zgjasin dy ditë, ndërsa supozohet se axhenda mund të jetë e ngjashme me atë në janar, ku në rend dite duhej të bisedohet për zbatimin e marrëveshjeve të arritura për Bashkësinë e komunave serbe, lëvizjen e lirë, gjyqësorin dhe energjetikën.
Takimi në janar atëherë u anulua pas informacioneve për vrasjen e liderit të Nismës Qytetare “Liri, Demokraci, Drejtësi (SDP), Oliver Ivanoviq.
Takimi i fundit në Bruksel në nivel teknik u mbajt nga fundi i nëntorit të vitit 2016.
Sipas Strategjisë për zgjerim të BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, është njëra ndër kërkesat për Serbinë është edhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën.