Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka vazhduar takimet në Bruskel në kuadër të lobimit për heqjen e taksës së vendosur nga Kosova, këtë herë ai takua me Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, ku temë diskutimi ishte taksa.
Vucic duke biseduar me Tuskin ka dhënë një kusht për rifillimin e dialogut Prishtinë – Beograd, ai ka kërkuar që Qeveria e Kosovës ta shfuqizojë vendimin në lidhje me taksën 100 për qind ndaj produkteve serbe, njofton gazetametro.net.
“ E vetmja mënyrë për të krijuar kushte për të vazhduar dialogun, Prishtina duhet të tërheq vendimin e paligjshëm dhe krejtësisht të pa arsyeshëm”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga zyra e Vucicit.
Tusk i ka thënë presidentit serb Vucic se duhet të normalizohen raportet ndërmjet dy vendeve dhe të vazhdojë dialogu mes dy vendeve, njofton gazetametro.net.
Ndërkohë, në Prishtinë sot kryeministri Haradinaj dhe kryeparlamentari Veseli kanë përsëritur se taksa hiqet vetëm kur Serbia njeh pavarësinë e Kosovës.