Dialogu dypalësh për siguri dhe shëndet gjatë punës ndërmjet sindikatave dhe punëdhënësve në Maqedoni nuk është mjaft i zhvilluar dhe nevojitet intensifikimi i tij sepse një pjesë e madhe e çështjeve lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e në vendin e punës janë të zgjidhshme në nivel të kompanive, u theksua në debatin e sotëm që e organizon Shoqata e Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës në bashkëpunim me Lidhjen e Sindikatave të Maqedonisë. Kryetari i Shoqatës së Maqedonisë për mbrojtje gjatë punës, Millan Petkovski konsideron se më me rëndësi është të ndërtohet kultura e veprimit preventiv, përkatësisht të kuptohet se punëtori i shëndoshë është benefit për secilën kompani. Sipas kryetarit të Organizatës së Punëdhënësve të Maqedonisë, Angel Dimitrov, me rëndësi është të rritet roli i personave të angazhuar për sigurinë dhe shëndetin gjatë punës në vetë kompanitë sepse ata janë drejtpërdrejtë të njohur me të gjitha rreziqet për krijimin e fatkeqësive në vend të punës. Edhe për kryetarin e Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski, me rëndësi është veprimi i përbashkët i9 partnerëve social në mënyrë që të sigurohen vende të punës të sigurta për punëtorët dhe të ulet numri i fatkeqësive në vende të punës. Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës është miratuar në vitin 2007, ndërsa me ndryshimet e tij është përforcuar roli i kryetarit të sindikatës i cili së paku dy herë në vit duhet të kryejë kontroll të vendeve të punës dhe të informohet për të gjitha llojet e shkeljeve në vendin e punës.