Diagnostifikohen 48 rast të reja të Kovid-19, katër të vdekur dhe 61 të shëruar

51

Shkup, 28 shtator – Në 24 orët e fundit janë bërë 387 testime, me ç’rast janë regjistruar 48 raste të reja të Kovid-19, kanë vdekur katër persona ndërsa janë shëruar 61 pacientë, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë.

Nga rastet e reja më së shumti janë në: Shkup-20, Kumanovë-3, Dibër-1, Prilep-3, Tetovë-1, Strumicë-4, Koçan-9, Probishtip-1, Pehçevë-1, Vinicë-2, Dellçevë-1, Shën Nikollë-2.

Sot Instituti i Shëndetit Publik i regjistroi 61 pacientë të shëruar nga: Shkupi-21, Kumanova-3, Shtipi-2, Tetova-5, Struga-6, Manastiri-1, Ohri-5, Gostivari-4, Gjevgjelia-2, Kriva Pallanka-2, Radovishi-2, Koçani-6, Probishtipi-2, Vinica-2, Shën Nikolla-1, Kërçova-1.

Në spitale kanë vdekur katër pacientë nga Shkupi (73 dhe 62 vjeç), Kumanova (69) dhe Tetova (72).

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Kovid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 17.674, numri i pacientëve të shëruar është 14.642, numri i vdekjeve është 729 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.303. Janë regjistruar tre teste kontrolli nga dje, ndërsa sipas analizave përfundimtare epidemiologjike për momentin shpërndarja sipas qyteteve është kjo:

• Shkup 6901, aktivë 681

• Kumanovë 1748, aktivë 181

• Dibër 285, aktivë 43

• Shtip 1251, aktivë 51

• Prilep 670, aktivë 131

• Tetovë 1425, aktivë 169

• Strugë 664, aktivë 52

• Veles 319, aktivë 34

• Manastir 296, aktivë 58

• Ohër 421, aktivë 44

• Kavadar 236, aktivë 49

• Gostivar 928, aktivë 99

• Gjevgjeli 125, aktivë 51 (8 persona nga NJR Gjevgjeli janë banorë të Dojranit, 17 të Bogdancit dhe 12 janë shtetas të huaj)

• Strumicë 234, aktivë 151

• Kriva Pallankë 107, aktivë 27

• Radovish 76, aktivë 15

• Krushevë 20, aktivë 3

• Koçan 349, aktivë 152

• Probishtip 111, aktivë 20

• Demir Hisar 61, aktivë 2

• Makedonski Brod 92, aktivë 13

• Pehçevë 44, aktivë 4

• Berovë 102, aktivë 38

• Vallandovë 31, aktivë 22

• Vinicë 110, aktivë 29

• Dellçevë 160, aktivë 85 (35 persona nga NJR Dellçevë janë nga Makedonska Kamenica)

• Kratovë 24, aktivë 0

• Sveti Nikole 343, aktivë 38

• Kërçovë 324, aktivë 38

• Resnjë 164, aktivë 16

• Negotinë 53, aktiv 6 (12 persona nga NJR Negotinë janë banorë të Demir Kapisë)

Testet 387 janë bërë përmes ISHP-182, QSHP Shkup-11, Avicena-0, Biotek-0, ASHAM-0, Zhan Mitrev (Filipi i Dytë) -78, Sistina me metodën PCR -104, laboratori Laor- 0, QSHP Manastir-0, Klinika e Sëmundjeve Infektive-2, KGJO-10, Sinlab-0. Deri më tani, janë kryer gjithsej 185.708 testime të Kovid-19 në vend. Nuk ka testime nëpërmjet skriningut.

Në Klinikën Infektive gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar gjashtë pacientë. Gjithsej të hospitalizuar janë 70 pacientë. Në mbështetje oksigjeni janë 33 pacientë, nuk ka pacientë në respirator.

Në spitalin në Kozle të hospitalizuar janë katër fëmijë dhe tre nëna pozitive me Kovid-19, ndërsa shtatë fëmijë dhe shtatë nëna dyshohet se janë pozitivë në virus.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar tre pacientë, ndërsa gjithsej të hospitalizuar janë 36 pacientë. Në respirator janë gjashtë pacientë.

Në spitalin në Manastir të hospitalizuar janë 17, ndërsa në spitalin në Shtip të hospitalizuar janë 37 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë dhe Strugë të hospitalizuar janë 173, pacientë pozitivë dhe të dyshimtë në Kovid-19.

Raste aktive nëpër komuna sot (pas përfundimit të anketave epidemiologjike, mund të ketë ndryshim në shpërndarjen nëpër komuna në Shkup):

• Çair – 57

• Gazi Babë – 77

• Aerodrom – 107

• Karposh – 86

• Qendër – 97

• Kisella Vodë – 78

• Gjorçe Petrov – 52 vjeç

• Butel – 30

• Shuto Orizarë – 17

• Studeniçan – 9

• Saraj – 11

• Haraçinë – 7

• Ilinden – 28

• Sopishtë – 2

• Çuçer Sandevë – 5

• Petrovec – 7

• Zelenikovë – 2

• Të huaj – 7

• Të papërcaktuar -2.

Comments are closed.