Shoqta e diabetikëve “Sheqer – Lolipop” nga Velesi me letër të hapur, kërkojnë nga kryeministri Zoran Zaev, që personalisht të angazhohet për të mbaruar kriza me mungesën e insulinës, i cili është i patjetërsueshëm për personat me diabet, njofton Portalb.mk.

Në letër ata theksojnë se situata është gjithnjë e më serioze, pasi që deri më tani thuajse një muaj nuk ka insulinë. Ata potencojnë se në opinion deri më tani më shumë persona kanë diskutuar për këtë temë, por ashtu siç thonë, nuk ka ndryshuar asgjë. “Përafërsisht një muaj dikush po luan me fatet e mbi 50.000 qytetarëve të varur nga insulina, prej të cilëve mbi 5000 janë fëmijë. Është koha që ju personalisht të angazhoheni dhe të veproni. Para se gjithash, ndaj atyre që kanë obligim ligjor dhe janë kompetent, por edhe ndaj atyre të cilët kanë marrë obligim që nëpërmjet tenderit në mënyrë të rregullt dhe në kohë ta zbatojnë obligimin kushtetutës, në emër të Republikës së Maqedonisë, për furnizimin e insulinave në barnatoret e rregullta në sasi të cilën duhet ta kemi”, thuhet në letër.

Ata rikujtojnë se kjo nuk është hera e parë që po kërkojnë t’i jepet fund krizës së insulinës, ndërkaq njëkohësisht thonë se duhet të ketë zgjidhje sistematike që të mos përsëritet e njëjta.