Angel Di Maria është qëllimi i madh i Interit. Lojtari argjentinas ka lëvizur shumë para në treg në historinë e futbollit. Mbetet të shihet nëse Sabatini do të jetë në gjendje për ta përfunduar transferimin e tij, siç kërkohet nga Zhang Jindong. “Rosarino”, në fakt, tashmë i ka ndryshuar katër ekipe në Europë, që nga 10 vite më parë, teksa mbërriti në kontinentin e vjetër në verën e vitit 2007.
Asokohe, ai u largua nga River Plate për Benfica për 6 milionë euro. Që atëherë vlera e tij ka pësuar rritje të madhe. U transferua te Real Madridi në verën e vitit 2010, për 36 milionë euro, duke përfshirë bonuset, pastaj kaloi në Angli, te Manchester United, në vitin 2014, për 79 milionë euro, ndërkohë që përvoja e tij në Francë (PSG) nisi në vitin 2015, për 63 milionë euro. Në total janë më shumë se 180 milionë euro (184) dhe, në qoftë se mbërrin në Itali, kjo shifër do të tejkalojë 200 milionë eurot, sepse PSG-ja e vlerëson së paku 50 milionë euro.