Jorgelina Kardoso si Vanda Nara. Sipas “Bernabeu Digital”, gruaja e Angel Di Maria do të kurojë interesat e bashkëshortit futbollist duke filluar nga ky moment. Sulmuesi argjentinas është drejt largimit nga Paris Sen-Zhermen dhe, pas prishjes së marrëdhënieve me ish-stafin e tij, ka zgjedhur t’i besojë bashkëshortes, një lëvizje që mund të ndikojë ndjeshëm të ardhmen e tij. Ish-lojtari i Real Madridit dhe Mançester Junajtedit ka luajtur 18 ndeshje në këtë sezon më Paris Sen-Zhermen, në të cilat ka shënuar katër gola dhe ka dhënë 6 asistime. Vlera e tij në merkaton, sipas “Transfermarkt”, është 40 milionë euro.