Romë, 26 maj – Qeveria italiane po negocion me vendet e Bashkimit Evropian për ristartimin e turizmit evropian më 15 qershor dhe për hapjen e korridoreve të ashtuquajtura turistike të cilat e përjashtojnë mundësinë për pengim në disa vende, ka thënë ministri italian i Punëve të Jashtme, Luixhi di Majo.
“Kjo në njëfarë mënyre, do të jetë D dita evropiane. Gjermania përpiqet t’i hapë kufijtë e saja më 15 qershor dhe i këshillon qytetarët të shkojnë në pushim në vende tjera të Evropës, me Austrinë punojmë në këtë, ndërsa negociojmë edhe me vendet tjera të BE-së”, deklaroi Di Majo për Rai 1.
Ministri italian i Punëve të Jashtme shfaqi shpresë se italianët do të mund të bëjnë pushime në tërë Italinë, por theksoi se janë të nevojshëm edhe turistë të huaj, veçanërisht “gjermanët, të cilët paraqesin pjesë shumë të rëndësishme”.
Italia paraprakisht njoftoi se do t’i hapë kufijtë e saj për shtetasit e BE-së dhe të zonës Shengen më 3 qershor.