Romë, 27 shkurt – Ministri italian i Punëve të Jashtme Luixhi di Majo u bëri thirrje të gjithë turistëve të huaj të kthehen në Itali ku për herë të parë u paraqitën dyshime për vlefshmërisë e metodologjisë zyrtare për regjistrimin e të infektuarve nga kronavirusi i ri.
Mbrojtja civile italiane bëri të ditur se numri i të infektuarve sot arrin 528 persona në krahasim me numrin e djeshëm prej 400 personave, ndërsa numri i të vdekurve është 14, në krahasim me ditën e djeshme kur arrinte 12 të vdekur.
Përfaqësues të lartë të cilët e mbikëqyrin krizën me koronavirusin në Itali e kritikuan këtë metodologji dhe publikimin e të dhënave të bazuara sipas saj.
Valter Rikardi, anëtar italian në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, i cili e këshillon Qeverinë e Xhuzepe Kontes, dërgoi kritika për shkak se Italia bën shumë teste.
Nga e premtja në Itali janë bërë 11.085 teste, derisa në Francë 400.
Për shkak të numrit të madh të të infektuarve me koronavirus në Itali nga e premtja filloi anulimi i aranzhmaneve turistike, mes tyre edhe në vende të cilat janë larg vatrës së epidemisë.
“Fëmijët tanë shkojnë në shkollë. Nëse fëmijët tanë shkojnë në shkollë atëherë edhe turistët dhe biznesmenët mund të vijnë”, deklaroi Di Majo për gazetarët e huaj në Romë.
Ai tha se në Itali ka vetëm dy vatra të konfirmuara (në veri) dhe se prej rreth 7.000 komunave dhjetëra janë goditur me epideminë e re.
Sipas tij, kjo i shkakton dëm ekonomisë italiane.
Ashtu që, për shembul, marrja e dhomave me qira në hotel në Milano, që është 60 kilometzra nga vatra e infektimit, nga zakonisht 85-90 për qind në këtë periudhë ka rënë në 20.
Në Romë, e cila është larg vatrës, më shumë se 50 për qind të rezervimeve deri në fund të majit janë anuluar.
Gjithashtu, janë anuluar edhe panairet në Milano.(koha.mk)