Eusebio Di Francesco është emri më i përfolur për të marrë drejtimin e Milanit në fund të këtij sezoni, pasi të gjithë zërat thonë se Gennaro Gattuso do të shkarkohet edhe nëse arrin të kapë zonën Champions, që duket mision i pamundur.
Drejtori sportiv, Leonardo është ndër më zërat kritikë që nuk e pëlqen afrimin e ish-trajnerit të Romës.
Për këtë, “La Gazzetta dello Sport” ka bërë me dije se drejtuesi kuqezi është duke menduar që të provojë afrimin e Simone Inzaghi, që aktualisht është në krye të Lazio.
Ndërkohë që plani B mbetet të shikohet e ardhmja e Massimiliano Allegri te Juventus dhe ajo e Gian Piero Gasperini tek Atalanta.