Dhurimi i organeve nuk guxon të jetë tabu temë në asnjë shoqëri. Por, vendi ynë ende nuk ka një pasqyrë të qartë se sa persona janë në listën e pritjes për dhurim të organeve. Për momentin, Ministria e Shëndetësisë pret listën nga qendrat e dializës dhe vazhdon procesi për krijimin e një sistemi për zhvillimin e transplantimit të organeve.
“Ne duhet të fillojmë të bëjmë listat e kandidatëve që presin organe. Në javët e ardhshme, me siguri do të kryejmë të gjitha dhe do të kemi një listë të njerëzve që presin një transplant”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe.
“Këtë vit u kryen 16 transplantime nga donatorë të gjallë dhe presin që numri deri në fund të vitit të arrijë në 20. Gjithashtu pesë koordinatorë spitalorë janë caktuar për të ndihmuar në procesin, për të provuar vdekjen e trurit dhe për të marrë miratimin e të afërmve për marrjen e organeve”,- tha mjekja, Maja Miovska.
Nga Shoqata “Nefron” thonë se dhurimi i organeve, sidomos pasi një person ndërron jetë, është një temë për të cilën duhet të flitet më shumë për të rritur vetëdijen tek qytetarët, sepse ashtu siç nuk dihet lista e personave që presin për transplant, nuk dihet as lista e donatorëve potencialë.
“Lista e një donatori të njohur nuk ekziston. Kushdo që ka siguruar një organ të një donatori të njohur, është transplantuar në një kohë prej dy deri në tre muaj, që do të thotë se nuk ka pritje. Në mungesë të transplantimit kadaverik, lista është e kushtëzuar. Pra, nuk kemi tipizim të pacientëve dhe nuk e dimë numrin e saktë të pacientëve që presin një transplantim”,- tha kryetari i Shoqatës “Nefron”, Dushko Gjorgjiev.
Në periudhën e ardhshme, për herë të parë në Maqedoni do të bëhet transplantim nga persona që nuk kanë lidhje gjaku me qeliza hematopoietike, që deri tani bëhej vetëm jashtë vendit. Fëmijët nuk përfshihen në këtë lloj transplantimi./al.mrt