Juventus ka në plan një dhuratë për ditëlindje për Paulo Dyabala. Një kontratë të re e cila do t’a bënte futbollistin e dytë më të paguar në klub, në mënyrë që të mënjanohet interesimi i Real Madridit dhe Barcelonës, bën të ditur Calciomercato.
Duke u thirrur në burime të saj, Zonja e Vjetër dëshiron t’i ofrojë talentin argjentinas pagë vjetore prej 5 milion euro neto, ndërsa kontrata e re do të vlejë deri në vitin 2021.
Aktualisht Dyabala përfiton 2.2 milion euro në vit dhe sot pritet të festojë ditëlindjen e 23-të me më shumë se dyfishin e pagës që merr tani, duke bërë që vetëm Gonzalo Higuain të paguhet më shumë në klub.
Kjo do të thotë shlirim edhe për tifozët, të cilët presin që ylli i tyre të kthehet sa më shpejt në fushën e lojës dhe jo të largohet nga klubi.
Sipas, El Mundo Deportivo, Reali është i gatshëm të jap Alvaro Moratan si dhe para shtesë për të transferuar argjentinasin, të cilit thuhet se ka në plan t’i ofrojë pagë dyshifrore të nagjshme me Gareth Bale (15 milion Euro).