Juventusi vazhdon të insistojë për shërbimet e Roberto Firminhos. Sulmuesi brazilian ka humbur postin e titullarit te Liverpooli dhe dëshiron të provojë një aventurë të re pas shtatë viteve në “Anfield”.
30-vjeçari kërkon me çdo kusht pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit me Brazilin e tij, por duhet të luajë dhe shënojë. Firminho ka edhe një vit kontratë me nënkampionët e Anglisë dhe Europës.
Mediet italiane raportojnë se bardhezinjtë italianë kanë gati 22 milionë euro për ta transferuar sulmuesin në Serie A, ndërkohë që ky i fundit ka dhënë miratimin e tij për këtë lëvizje.
Akordi mes palëve është afër dhe te Juventusi janë optimistë në lidhje me blerjen e Firminhos. Alternativa B për klubin italian është Anthony Martial, i cili nuk bën më pjesë në planet e Manchester United.