Mauro Ikardi vazhdon të surprizojë gruan e tij, dhe jo me dhurata dosido. Pasi i dhuroi një makinë në 2014 me dy ngjyra, Rolls Rojs, për të festuar ditëlindjen dhe dasmën, me vlerë 275 mijë euro, dhe një “Range Rover” në 2016, pak para se të vinte në jetë Isabela, fëmija i dytë i çiftit, tani argjentinasi i ka dhuruar Vanda Narës një Bentli të zi.
Makina ka qenë e zbukuruar për ditëlindjen e bashkëshortes së tij, dhe vetë ajo e ka postuar në Instagram. Vetëm pak javë më parë, kur kapiteni i Interit i dhuroi të gjithë shokëve të skuadrës nga një orë “Rolex”, Vanda shkruante se asaj nuk i kishte blerë as edhe një byzylyk druri.