Modelja e njohur shqiptare, Dhurata Lipovica, kohën e fundit është shndërruar në njërën prej femrave më aktive në fushën e modelingut. Ajo përveç se vepron vetë si modele gëzon edhe kompaninë e saj ku bëjnë pjesë shumë vajza të tjera, të cilat natyrisht janë nën menaxhim nga ajo. Por kur suksesi nga ana e saj ka arritur kulmin Dhurata na befason të gjithëve me postimin e fundit. Në profilin e saj në Instagram ajo publikoi një fotografi ku shihej gjatë performancës në mbrëmjen e organizuar nga Valdrin Sahiti duke prezantuar koleksionin “La belle Epoque”. E befasia është se përbri kësaj fotografie ajo kishte shkruar: “A do të jetë kjo performanca ime e fundit përgjithmonë?!”, duke na hamendur të gjithëve se mos vallë ajo po planifikon “pensionimin” nga ky profesion.