Ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, iu falënderua eurodeputetëve për votimin pro për vazhdimin e procesit drejt liberalizimit të vizave për kosovarët nga Parlamenti Evropian.
Hoxha përmes një shkrimi në Facebook tha se kosovarët meritojnë liberalizimin e vizave dhe se përjashtimi i Kosovës është shumë i padrejtë.
“Raporti i Tanja Fajon, për liberalizimin e vizave i votuar me 331 vota, është rikonfirmim i punës së institucioneve tona. Ne e kemi merituar liberalizimin, kemi kërkuar trajtim të barabartë me shtet e deritashme aspirante për liberalizim, përjashtimi ynë, është shumë i padrejtë. Faleminderit Znj. Fajon dhe euro deputetë që keni qenë përkrahës të së vërtetës”, ka shkruar Hoxha.