Presidenti amerikan Donald Trump do të marrë një dhuratë të veçantë nga banorët e Berlinit në 30 vjetorin e rënies së Murit të Berlinit; një ‘copëz’ të tij prej 2.7 ton. Ky gjest është një simbolikë ndaj zotimit të Trump për të ndërtuar një mur përgjatë kufirit SHBA-Meksikë, si pjesë e politikës së tij të emigracionit “tolerancë zero”.
“Ne do të donim t’ju jepnim një nga pjesët e fundit të Murit të Dështuar të Berlinit për të përkujtuar përkushtimin e Shteteve të Bashkuara për ndërtimin e një bote pa mure,” thotë një mesazh i pikturuar në pllakën e betonit, i cili është nënshkruar nga “Qytetarët e Berlinit. Gjermania është bashkuar përsëri dhe në Berlin vetëm disa pjesë të shpërndara na kujtojnë se asnjë mur nuk zgjat përgjithmonë”.
Orkestruesit e projektit, jofitimprurës pro-demokracisë me qendër në Berlin Die Offene Gesellschaft, thanë që ata e informuan Shtëpinë e Bardhë për projektin në fillim të kësaj jave, por ende nuk kanë dëgjuar nëse dhurata do të pranohet. Ata planifikojnë të dorëzojnë mbrëmjen e 9 nëntorit, duke shënuar saktësisht 30 vjet që kur ra muri.
“Nëse Presidenti e pranon letrën, është e tija. Por dhuratat ndaj një presidenti në detyrë i përkasin Shteteve të Bashkuara dhe jo individit në detyrë. I takon njerëzve, ”tha Die Offene Gesellshaft drejtori menaxhues Philip Husemann. “Kështu që ne shpresojmë që kjo letër të përfundojë në një vend publik ku të gjithë qytetarët mund ta lexojnë atë. Mbi të gjitha, mesazhi kryesor është një falënderim i madh’ nga berlinezët për SHBA dhe popullin e saj”.
Shtëpia e Bardhë nuk është përgjigjur ende nëse do ta pranojnë atë apo jo. Trump ende nuk e ka realizuar premtimin e tij kryesor të fushatës, pra ndërtimin e një muri kufitar “të madh, të bukur”, për të cilin u betua se do të ishte Meksika financuesja. Deri më tani, përpjekjet e tij i kanë kushtuar taksapaguesve amerikanë rreth 10 miliardë dollarë. Seksionet e ndërtuara rishtas të murit kufitar të Trump janë thyer me lehtësi nga kontrabandistët, megjithatë, dhe qeveria amerikane tani po ofron afro 300 milion dollarë kontrata për të monitoruar cilësinë e ardhshme të ndërtimit. (Quartz)