Banka ka fshirë borxhin e kartave të kreditit të klientëve të saj në Kanada. “Merreni si një dhuratë”, ka deklaruar banka. Vendimi i “JPMorgan Chase” lidhet me mbylljen e aktiviteteve që lidhen me kartat e kreditit në Kanada. “Chase ka vendosur të dalë nga tregu kanadez i kartave të kreditit. Dhe, ka vendosur të fshijë bilancin ekzistues për të kompletuar daljen e saj”, shpjegon zëdhënësja Maria Martinez. Chase ka pushuar së pranuari kërkesa të reja për karta krediti në Kanada prej dy vjetësh. Në marsin e vitit 2018, banka ka vendosur të mbyllë llogaritë ekzistuese dhe të bllokojë mundësitë për klientët ekzistues për të bërë shpenzime të reja, duke vijuar që të pranojë pagesat e tyre të shlyerjes së borxhit kundrejt saj.