Çfarë do t’i blinit njeriut që ka gjithçka që ekziston në botë? Mirë, nëse ju jeni Georgina Rodriguez, atëherë ju do t’i blinit Cristiano Ronaldos për ditëlindje një dhuratë të quajtur ‘Mercedes-Benz G-Classs’, shkruan Zëri.info, përcjellë gazeta Koha.
Gruaja e yllit të Juventusit i ka blerë Ronaldos një veturë 4X4, i cili kushton rreth 93 mijë funte për ditëlindjen e 35-të të portugezit.
Ishte një veturë e mbështjellë krejtësisht në të kuqe, derisa në festë ishin edhe miqtë e tij për ta befasuar atë.
Georgina ka shkruar në përshkrimin e videos së postuar në ‘Instagram’: “Urime njeriut të jetës sime”.
Nga ana tjetër, Ronaldo për ditëlindjen e tij shkroi gjatë ditës së djeshme: “Është koha të festoj ditëlindjen time. Faleminderit dashurisë sime për këtë befasi të mrekullueshme”.