Një baba ka dhunuar vajzën e tij për plot nëntë vite dhe ka xhiruar skenat e përdhunimit për t’ua dërguar ato pamje pedofilëve të tjerë. Ai ndaloi vetëm kur vajza e tij ishte “shumë e rritur” për ti kënaqur nevojat e tij. Ky burrë 50 vjeçar nga Australia, të cilit nuk i tregohet emri, u deklarua fajtor për 51 akuza të dhunimit seksual me fëmijët. Duke numëruar këtu 19 akuza të dhunimit seksual të së bijës, ndërsa 24 akuza për xhirimin që ai u bëri skenave përdhunuese. Ai e përdhunoi vajzën e tij për afro një dekadë, prej vitit 2002 deri në atë 2011. Gjatë gjyqit, gjykata i vlerësoi veprimet e tij si “gjëja më e rëndë që një prind mund t’ia bëjë fëmijës së tij”. Vajza përjetoi dhunimin që kur ishte 2 vjeçe, dhe përdhunimi zakonisht ka ndodhur kur nëna e saj ka dalë nga shtëpia, dhe po ashtu babai i saj, e njëkohësisht përdhunuesi i saj është kujdes që të mos lërë asnjëherë gjurmë të kësaj ndodhie të tmerrshme duke pastruar gjithmonë vendin apo gjërat e nevojshme. Burri e ka trajtuar vajzën në atë mënyrë sa e ka bërë këtë gjë të duket normale në sytë e saj, dhe kështu e bija e tij ka marrë pjesë me vullnetin e saj në këto akte degraduese dhe poshtëruese, duke treguar kështu që ajo ishte në një kontroll të plotë të tij. Ai u dënua me 14 vite burg, ndërsa mundësinë e lirimit me kusht do ta gëzojë pas 12 vitesh.